Nadire Kajashi dhe Rrezarta Kqiku në Slloveni

Basketboll

Nadire Kajashi dhe Rrezarta Kqiku në Slloveni

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:50
Nadire Kajashi dhe Rrezarta Kqiku

Menaxherja e Financave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Nadire Kajashi dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku do të marrin pjesën në fazën e fundit të programit WiLEAD të FIBA Evropës.

Programi ka filluar në muajin shkurt të këtij vitit, ku çdo muaj Kajashi dhe Kqiku kanë ndjekur ligjëratat ‘online’, kurse tani do të udhëtojnë për në Lubjanë të Sllovenisë për të prezantuar një plan të veprimit për zhvillimin e fuqizimin e basketbollit femëror dhe me këtë rast edhe do të diplomohen në kuadër të këtij programi.

Kajashi do të prezantohet me temën: “Rritja e numrit të vajzave e grave në basketboll”.

Kqiku me temën: “Rritja e numrit të tifozëve që janë prezentë në ndeshjet e basketbollit të femrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat