Pesë vjet pa Gazmend Sinanin

Basketboll

Pesë vjet pa Gazmend Sinanin

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 13:15
Gazmend Sinani

Sot pesë vite më parë, respektivisht më 23 qershor të vitit 2018, basketbolli kosovar përjetoi një nga ditët më të rënda.

Në këtë datë, basketbollisti i njohur, Gazmend Sinani ndërroi jetë në një aksident trafiku, raporton KosovaPress.

“Sot janë bërë pesë vjet pa Gazin, i cili gjithmonë do të mbetet në zemrat tona. Gazi ishte një basketbollist, i cili gjithmonë luftonte për fanellën e Kosovës dhe skuadrave ku luante.

“Kosova humbi një basketbollist të dashur dhe një djalë të jashtëzakonshëm, ndërsa asnjëherë nuk do të harrohet kontributi i tij për basketbollin e Kosovës”, shkroi Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) para pak çastesh në “Facebook”.

Sinani ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës që prej se FBK u pranua me të drejta të plota në FIBA. Te Kosova ai barte fanellën me numër 15, e cila tani është pensionuar përgjithmonë nga FBK.

Asokohe, Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi që kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, Sinani karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovës ai ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në sezonin 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat