Prishtina me kryetrajner të ri

Basketboll

Prishtina me kryetrajner të ri

Nga: K.G.. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:05
Zydrunas Urbonas

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka emëruar kryetrajnerin e ri.

Bëhet fjalë për lituanin Zydrunas Urbonas.

Me trajnerin lituan Prishtina i ka pretendimet e qarta për edicionin e ri, trofetë. 

“Zydrunas Urbonas kryetrajner i Sigal Prishtinës.

Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar.

Urbonas karrierën e trajnerit e ka nisur tek skuadra e njohur Juventus Utena ku nën drejtimin e tij për 5 vite me radhë kanë arritur suksese të shkëlqyeshme si njëri nga ekipet më të mira pas dy gjiganteve Zhalgiris dhe Lietuvas Rytas”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat