Tjetër sukses madhor: Fetahu zgjidhet nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, Dushku anëtare e këtij Komisioni

Basketboll

Tjetër sukses madhor: Fetahu zgjidhet nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, Dushku anëtare e këtij Komisioni

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:13
Fetahu dhe Dushku

Tjetër lajm madhor për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollin e Kosovës.

Pas zgjidhjes së Arben Fetahut për herë të parë anëtar i Bordit të FIBA Europës, Kryetari i FBK-së është zgjidhur nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është zgjidhur anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027.

Fetahu dhe Dushku janë zgjidhur në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që u mbajt sot (e premte) në Lubjanë të Sllovenisë. Kjo ishte mbledhja e parë për të parin e basketbollit të Kosovës si anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Kujtojmë se, Fetahu ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission) për mandatin 2019-2023, duke u shpërblyer nga FIBA Evropa për punën e bërë.

Kjo është dëshmia më e mirë që FIBA Evropa po e vlerëson punën e madhe që Federata e Basketbollit të Kosovës po e bën për zhvillimin e basketbollit kosovar në përgjithës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat