Kryeziu rikthehet të Ponte Prizreni

Basketboll

Kryeziu rikthehet të Ponte Prizreni

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:49
Edmond Kryeziu

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni ka bërë të ditur se Edmond Kryeziu rikthehet në mjedisin që ka luajtur për tre sezone në të kaluarën.

Prizrenasit e vlerësojnë si përforcim adekuat.

“Edmond Kryeziu pas 2 sezonave të kaluara në Rahovec, rikthehet në ekipin i cili kaloi 3 sezona e çka e bën më të veçantë është se Edo është njëri nga më meritorët që skuadra jonë para 5 edicioneve u inkuadruar në Superligë.

Edo është transferi i parë për edicionin e ri ku konfirmojmë që në sezonin që vjen do shohim një Ponte Prizreni”, njofton KB Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat