Besim Maxhuni: Urime gazeta ‘Bota sot’, ka rol jashtëzakonisht të madh në informim

Basketboll

Besim Maxhuni: Urime gazeta ‘Bota sot’, ka rol jashtëzakonisht të madh në informim

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 12:09
Besim Maxhuni

Legjenda e basketbollit të Kosovës në basketboll, Besim Maxhuni, aktualisht trajner në Finlandë, ndryshe djali i tij, Edoni, është basketbollist kryesor në kombëtaren finlandeze, ka uruar 28 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Besim Maxhuni tha se “Bota sot” është një shtyllë e fuqishme e informimit të drejtë dhe të saktë.  

“Që nga fillimi e deri më sot gazeta kombëtare ‘Bota sot’ ka rol jashtëzakonisht të madh, falë të gjithë atyre që kanë punuar dhe punojnë ende në gazetë, me informacione të shpejta, si në politikë dhe sport, që më së shumti na intereson, të drejta e të sakta. Shpresoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen dhe për shumë vite.

Lexuesit e gazetës kombëtares ‘Bota sot’ informohen për çdo gjë, për çka ne popullata kemi nevojë, të cilat informata janë të drejta dhe të sakta.

Falënderoj ‘Bota sot’ për informimin korrekt dhe shpresoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka uruar Maxhuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat