Ky kampionat do të jetë me dy faza

Basketboll

Ky kampionat do të jetë me dy faza

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:24
Pamje nga një ndeshje

Kryesia e Federatës Shqiptare të Basketbollit, mbledhur së fundi, ka miratuar disa ndryshime thelbësore në lidhje me strukturën e kampionatit të sezonit të ri 2023-2024.

Të gjitha ekipet e meshkujve, ato të Superligës dhe Kategorisë së Parë, do të grupohen në një kampionat të vetëm.

Kjo do të vlejë vetëm për meshkujt (femrat luajnë prej vitesh me këtë formulë) dhe vetëm për sezonin 2023-2024.

Pra, 6 ekipet e Superligës së sezonit të kaluar dhe 4 apo më shumë që vijnë nga Kategoria e Parë (varet se sa skuadra të reja do të regjistrohen) do të luajnë në një kampionat të vetëm.

Ky kampionat do të jetë me dy faza dhe do të luhet me sistem vajtje-ardhje, teksa pritet që numri i ekipeve që do të regjistrohen të jetë më i madhe se 12. Në fund të seoznit 2023-2024, formula e kampionatit do t’i rikthehet atij të viteve të fundit, ku 6 ekipet më të mira do të luajnë në Superligë dhe ekipet e tjera në Kategorinë e Parë.

Sipas FSHB-së, sezoni i ri do të nisë në shtator me takimet e Kupës së Federatës, ndërsa kampionti do të fillojë në tetor. Në javën e parë të shtatorit do të mbyllet edhe regjistrimi i skuadrave. Për sa i përket kampionatit të femrave nuk ka risi në strukturën e tij, një kampionat ku vjet mbeti me vetëm 7 ekipe.

Në gjysmëfinale shkojnë direkt ekipet e renditura në dy vendet e para, ndërsa skuadrat e klasifikuara në vendet 3-6 do të luajnë në një tur paraeliminator për të siguruar një vend në gjysmëfinale, që do të jenë me 5 ndeshje. Ndërsa finalet play off do të jenë me 7 ndeshje (4 të fituara), si në NBA.

Ndryshime të mëdha ka edhe në lidhje me numrin e të huajve që do të luajnë në fushë. Është vendosur se çdo ekip, meshkuj apo femra, mund të afrojë lojtarë të huaj sa të duan, por në fushë do të zbresin maksimumi 3 të tillë njëkohësisht. Ndërsa dy të tjerët do të jenë basketbollistë/e shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat