​Shtrirja e basketbollit te gjeneratat e reja, FBK mban kamp stërvitor në Prizren

Basketboll

​Shtrirja e basketbollit te gjeneratat e reja, FBK mban kamp stërvitor në Prizren

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) edhe këtë vit do të organizojë Kampin Nacional.

Ky Kamp do të organizohet nga 18 deri më 23 korrik. Kampi do të mbahet në “Loyola Gymnasium” në Prizren, aty ku ishte organizuar edhe vitin e kaluar.

Në këtë kamp do të marrin pjesë fëmijët e gjeneratës së lindur më 2010-2011.

Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat