Nesër nis misioni i “Dardanëve” për kualifikim

Basketboll

Nesër nis misioni i “Dardanëve” për kualifikim

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në basketboll i rikthehet parketit të shtunën (nesër), kur edhe do ta zhvillojë stërvitjen e parë në kuadër të misionit për kualifikim në Eurobasket 2025.

Grumbullimi i parë është nesër me fillim nga ora 17:30 në Marigona Rezidencë, kurse nga e diela do të fillohet me dy stërvitje në ditë (nga ora 10:30 dhe 17:30).

“Dardanët” gjenden në grup së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Zvicrës dhe e Danimarkës në raundin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje nga ky grup.

Faza e parë e përgatitjeve zhvillohet në Prishtinë, kurse më pas basketbollistët e udhëhequr nga Rami Hadar do të zhvendosen në Prizren, dhe edhe do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore me Shqipërinë për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

Ndeshja e parë e Kosovës është kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 19 korrik në Prizren. Më 26 korrik Kosova është mysafire e Danimarikës ndërsa tri ditë më vonë luan ndaj Zvicrës.

Ndeshja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat