Detaje rreth prangosjes nga Krimet Ekononike të trajnerit dhe gjyqtarit të basketbollit në Kosovë

Basketboll

Detaje rreth prangosjes nga Krimet Ekononike të trajnerit dhe gjyqtarit të basketbollit në Kosovë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:18
Topi i basketbollit

Referi Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati u arrestuan sot në Prizren me dyshimin e përfshirjes në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka realizuar dy operacione policore, në dy raste të veçanta, ku janë arrestuar tre të dyshuar.

Sektori i Hetimeve Financiare i DHKEK, më  30.06.2023 ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontroll në dy lokacione të ndara, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Prizren.

Urdhër-kontrolli është zhvilluar me qëllim të sigurimit të dëshmive shtesë dhe arrestimin e dy të dyshuarve në lidhje me veprën penale ‘kurdisje e ndeshjes ose sportit’.

“I dyshuari i parë (refer me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli)”, njofton policia.

“Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material. Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me refer dhe trajner ndërkombëtar në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa fletëpagesa, katër telefona dhe dy shtëpiza të kompjuterit.

Të dyshuarve  pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat