Sigal Prishtina në turneun e Zvicrës 

Basketboll

Sigal Prishtina në turneun e Zvicrës 

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:15
Tifozët e Sigal Prishtinës

Klubi më. I trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina, është ftuar në turneun e basketbollit në Zvicër.

Në turneu do të marrin pjesë klube nga shtetet të ndryshme evropiane.

"Sigal Prishtina pjesëmarrëse në “Landolt Cup” në Yverdon të Zvicrës.

Sigal Prishtina është njëra nga gjashtë skuadrat që ka marrë ftesë nga organizatorët e Kupës Landolt, ndër ta edhe fituesi i edicionit të fundit i FIBA Champions League, Telekom Baskets Bonn si dhe skuadra tjera të njohura të elitave italiane, holandeze, belge dhe zvicerane, si Scafati, Donar Groningen, Antwerp e Fribourg.

Me sukseset dhe imazhin që klubi më i madh shqiptar e ka ndërtuar ndër vite në arenën ndërkombëtare, edhe një herë është vërtetuar se Prishtina ka ngritur lart Kosovën në hartën e basketbollit në Evropë dhe më gjerë”, - njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat