Dardanët fillojnë përgatitjet

Basketboll

Dardanët fillojnë përgatitjet

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 22:16
Pamje nga stërvitja

Kosova A ka filluar sonte mbrëma ka nisur përgatitjet për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Edhe pse ishte stërvitja e parë, ka qenë mjaft intensive, me basketbollistët që ishin të motivuar për tu përgatitur sa më mirë.

Stërvitjet nga dita e diel (nesër) do të vazhdojnë dy herë në ditë për të qenë sa më të gatshëm për garat ndërkombëtare.

Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ku vetëm vendi i parë kualifikohet në Rrethin e Dytë.

Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës. Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës.

Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat