Basketbollistët reagojnë, kërkojnë borxhin nga KB Rahoveci 

Basketboll

Basketbollistët reagojnë, kërkojnë borxhin nga KB Rahoveci 

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:13
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistët Edmond Kryeziu dhe Ujkan Karanezi kërkojnë borxhin nga bordi i klubit të basketbollit Rahoveci.
Kryeziu dhe Karanezi njëzëri kanë reaguar, duke kërkuar rrogat.

“Pas deklaratës për dorëheqje nga Kryesia e Klubit të Basketbollit Rahoveci, anëtarëve të Bordit dhe kryesisë së Klubit, Florim HaxhiImeri, Adrian Sharku dhe Arian Osa, deshëm ta informojmë (reagojmë) në lidhje me obligimet që kanë ndaj nesh lojtarëve!

Ne jemi duke pritur dhe zhaguar mbi 5 muaj rreth obligimeve (rrogave) tona që na kanë!

Pra, jemi të detyruar ta bëjmë këtë reagim për ta informuar Opinionin !

Jemi të detyruar (për fat të keq) ta bëjmë publike dhe  po kërkojmë të na kryeni obligimin, mundin, djersën tonë që e dhamë për Klubin dhe Qytetin e Rahovecit.

Nga Këta persona morëm vetëm premtime të kota se pagesat do të kryhen, por siç duket kanë qenë vetëm fjalë që 5 muaj e më tepër me mashtrime. Turp!”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat