​Hadar: Lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin dhe për flamurin e Kosovës

Basketboll

​Hadar: Lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin dhe për flamurin e Kosovës

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:59
Rami Hadar k

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Rami Hadar ka folur për punën e tij në këto ditë sa po zhvillohen stërvitjet me “Dardanët”, në përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Eurobasket 2025.

Ai ka thënë se është shumë u lumtur që i është besuar puna e trajnerit të Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët që të japin maksimumin për njëri-tjetrin si dhe për flamurin e Kosovës.

“Së pari jam shumë i lumtur që jam këtu, krenar që e stërvisë këtë skuadër, krenar që Federata e Basketbollit më zgjodhi për ta stërvitur këtë skuadër. Lojtarët kanë ardhur në formë të mirë, me qasje pozitive. Ne jemi duke bërë stërvitje praktike, është herët të them diçka rreth basketbollit, por me pëlqen përkushtimi dhe shpresoj edhe për lojë të mirë gjithashtu...Ne do të luftojmë për të bërë punën tonë dhe puna ime është që të fitojë ndeshje për Kosovën. Dua ta dërgoj këtë ekip në maksimumin e tij para se gjithash. Të luajnë për njëri-tjetrin dhe për flamurin”, tha Hadar.

Kosova A është në grup me Zvicrën dhe Danimarkën në rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat