Super ngjarje në zemër të Prishtinës

Basketboll

Super ngjarje në zemër të Prishtinës

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Sheshi “Zahir Pajaziti” do të jetë vendtakimi i adhuruesve të basketbollit 3x3 për tri ditë me radhë.

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA 3x3 U23 Nations League nga 10 deri 12 korrik. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë gjashtë shtete te meshkujt dhe gjashtë te femrat, ku priten sfida interesante.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë adhuruesit e basketbollit dhe basketbollit 3x3 që të përcjellin këtë ngjarje shumë të rëndësishme.

Për pjesëmarrësit gjithashtu do të ketë lojëra shpërblyese, si të holla dhe fanella të Kosovës, por edhe shpërblime të tjera.

Nuk do të mungojë muzika dhe spektakli i basketbollit 3x3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat