Evropiani i basketbollit U20, Kosova luan sot me Gjeorgjinë

Basketboll

Evropiani i basketbollit U20, Kosova luan sot me Gjeorgjinë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:53
Kosova luan sot me Gjeorgjinë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat U20 do të fillojë sot rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të basketbollit U20 që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Dardanët” e rinj janë pjesë e Divizionit B, ku do të përballen me kombëtaret si ajo e Gjeorgjisë, Suedisë, Azerbajxhanit dhe Ukrainës.

Kosova U20 për tu përgatitur sa më mirë për këtë Evropian kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ndeshja e sotme kundër Gjeorgjisë do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet në faqen e FIBA-s në “Youtube”.

13:30 Kosova U20 – Gjeorgjia U20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat