Nis sot spektakli i FIBA 3x3 U23 Nations League në Prishtinë

Basketboll

Nis sot spektakli i FIBA 3x3 U23 Nations League në Prishtinë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:39

Për herë të parë në Kosovë dhe për herë të parë Dardanët/et do të garojnë në FIBA 3x3 U23 Nations League.

Kjo garë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që i është besuar edhe një ngjarje madhore nga FIBA Evropa.

Për tri ditë (10-12 korrik) në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë spektakël të basketbollit 3x3, ku do të garojnë gjashtë shtete te meshkujt dhe gjashtë te femrat.

Gjermania, Holanda, Turqia, Greqia, Hungaria dhe Kosova janë shtetet pjesëmarrëse. Kosova ndeshjen e parë e ka ndaj Holandës, fillimisht te femrat dhe më pas te meshkujt. Më pas vashat sonte do të përballen me Hungarinë, kurse meshkujt me Greqinë.

Hapja solemne e kësaj ngjarje është nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat