KB Vëllaznimi me bord të ri

Basketboll

KB Vëllaznimi me bord të ri

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:31
KB Vëllaznimi me bord të ri

Klubi i basketbollit Vëllaznimit ka zgjedhur kryesinë e re. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit.

“Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor sipas diskutimeve të përcaktuara në rendin e ditës.

Pas konstatimit që kuvendi ka kuorum të nevojshëm për fillimin e punës me 33 anëtarë të pranishëm, mbledhjen e hapi anëtari i bordit Burim Koshi.

Pas raportimit të gjendjes nga kryesia dhe zgjedhjes së anëtarëve të këshilli mbikëqyrës, u votua edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.

Të propozuarit u votuan nga kuvendi dhe bordi i ri i KB Vllaznim-it do të përbehet nga: 

1. Jeton Bakalli
2. Nertil Zeka
3. Ideal Bakija
4. Ndriçim F. Koshi
5. Egzon Doli
6. Fadil Gjoshi
7. Bledar Kusari
8. Enis Morina
9. Fat Deva

Burim Koshi ka shpjeguar se sipas statutit, Bordi do të duhet të zgjedh Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin dhe Udhëheqësin Financiar.
Kështu që, në mbledhjen e ardhshme të bordit të ri do të zgjidhen strukturat e reja të klubit”
, njofton KB Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat