Fitorja e dytë për Kosovën

Basketboll

Fitorja e dytë për Kosovën

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:37
Kosova

Kosova U20 ka regjistruar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Dardanët e rinj kanë mundur Letoninë me shifrat 77:81 (10:13, 27:28, 15:19, 25:21).

Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në epërsi, ndërsa përfundoi 37:41. Dardanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë për të ngritur epërsinë në 52:60 dhe menaxhuan epërsinë deri në fund për të triumfuar 77:81.

Më të dalluarit te Kosova ishin Jon Ukaj me 28 pikë e tetë kërcime dhe Visar Ejupi me 20 pikë.

Kosova të shtunën (nesër) do të luajë me Bullgarinë nga ora 18:30 për vendet 9-12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat