Ndeshja mes yjeve në FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Basketboll

Ndeshja mes yjeve në FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:31
Pamje nga ndeshja

Pas hapjes zyrtare të FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger është zhvilluar ndeshja mes yjeve, që ishte mjaft atraktive, ndërsa rezultati ishte në plan të dytë.

Dy ekipet ishin të ndara në bardhë dhe kaltër, ndërsa u paraqitën Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu, dy përfaqësuesit e klubit 3x3 Prishtina dhe si ish basketbollistët Fikret Shatri e Fisnik Juniku, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, basketbollistja Arbnore Përquku, aktori Artan Thaqi dhe DJ First.

Gara e FIBA 3x3 Women’s Series filloi sot, ndërsa do të vazhdojë deri më 16 korrik, ku po ashtu do të zhvillohet edhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger.

Spektakli i basketbollit 3x3 po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat