Hapet zyrtarisht FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Basketboll

Hapet zyrtarisht FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:33
Pamje nga hapja

Me një ceremoni zyrtare është hapur zyrtarisht FIBA 3x3 Women’s Series dhe FIBA 3x3 Prishtina Challenger, që organizohet nga Klubi 3x3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Kjo garë ka filluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të zgjasë për tri ditë.

Në fjalën hapëse organizatori Fisnik Juniku ka falënderuar të gjithë për ndihmën e dhënë, duke e bërë madhështore këtë organizim.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka falënderuar sponsorët pa të cilët ngjarje të tilla do të ishin të pamundur të organizoheshin, por edhe ndihmën që e japin për basketbollin e Kosovës.

Zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani është shprehur e kënaqur që mbështesin këtë event, ashtu si edhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Nga ora 14:00 kanë filluar garat në FIBA Women’s Series, ndërsa Kosova pësoi në ndeshjen e parë nga Holanda 20:12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat