Kosova debuton në FIBA 3x3

Basketboll

Kosova debuton në FIBA 3x3

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:34
Kosova

Kosova për herë të parë është paraqitur te FIBA 3x3 Women’s Series.

Vashat e Kosovës janë përballur me Holandën, ku edhe pse zhvilluan ndeshje të mirë, pësuan 20:12, megjithatë do të mbahet mend për debutimin e Kosovës në këtë garë, që po organizohet nga Prishtina 3x3 në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Ky event po zhvillohet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Nga ora 22:45, Kosova do të ndeshet me Neftchi e Azerbajxhanit.

Për Kosovën u paraqitën: Saranda Daci, Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani dhe Sara Vraniqi.

14 shtete po marrin pjesë në FIBA Ëomen’s Series që po organizohet në Prishtinë: Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Lituania, Hungaria (2 ekipe), Letonia, Azerbajxhani (2 ekipe), Izraeli, Ukraina, Turqia, Kosova dhe Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat