Basketbollisti i Tiranës dhe këngëtarja e njohur zyrtarizojnë lidhjen

Basketboll

Basketbollisti i Tiranës dhe këngëtarja e njohur zyrtarizojnë lidhjen

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:31
Gent Lasku dhe Eneda Tarifa

Basketbollisti Gent Lasku dhe Eneda Tarifa kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një foto krah sportisit në Instagram teksa shijojnë pushimet së bashku.

Në foto, ata pozojnë të shtrirë në shezlong të përqafuar me njëri-tjetrin.

Santorini është destinacioni që çifti kanë zgjedhur për të shijuar pushimet e verës.

Gent Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private.

Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat