Mala te Ponte Prizreni

Basketboll

Mala te Ponte Prizreni

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 16:45
Mala

Ponte Prizreni nuk qëndron duarkryq por përforcohet për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës.

Basketbollisti me përvojë Musab Mala i bashkohet skuadrës nga Prizreni. 

Super transferi i skuadrës, këtë edicion pa dyshim që do jetë Musab Mala.

Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në përfaqësuesen e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi.

27 vjeçari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea.

Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në radhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet.

Nuk mbarojmë me kaq, në javët në vijim do i prezantojmë edhe dy super përforcime të huaj!”, njofton Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat