Ylli i NBA kërkon të jetë në “Paris 2024”

Basketboll

Ylli i NBA kërkon të jetë në “Paris 2024”

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:28
Pamje nga një ndeshje

Basketbollisti 35-vjeçar Stephen Curry, që ka fituar 4 tituj kampionë në NBA me Golden State Warriors, ka rrëfyer se dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai synon të jetë pjesë e kombëtares amerikane në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që zhvillohen pas një viti në Francë.

Në karrierën e tij, Curry ka fituar dy tituj kampionë bote me Amerikën (2010 në Turqi e 2014 në Spanjë), por nuk ka një medalje olimpike. “Është medalja e vetme që nuk kam fituar. Trajneri Kerr tallet me mua, pasi nuk e kam fituar kurrë”, u shpreh Curry.

Pas një muaji nis botërori i radhës, që përcakton edhe disa nga ekipet që shkojnë në Olimpiadë.

Në këtë botëror Curry nuk do të jetë: “Do të bëj tifo për djemtë dhe skuadrën.

E di që do të shkojnë shkëlqyeshëm dhe do të fitojnë medaljen e artë”.

“Personalisht nuk e di se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme. Fakti që trajner i kombëtares është Steve Kerr, trajneri i Golden State, është një bonus për mua.

Të jetë për mua, do të luaja çdo ditë për të. Të shohim se çfarë do të ndodhë, ndoshta do të jem me ekipin në Paris”, tha Curry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat