Prishtina mburret me Berishën dhe Lekndreajn

Basketboll

Prishtina mburret me Berishën dhe Lekndreajn

Nga: K.G.. Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:12
Berisha dhe Lekndreaj

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina mburret me basketbollistët e saj që luajnë në kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Dardan Berisha me Kosovën dhe Daniel Lekndreaj me Shqipërinë.

“Me krenari e përgjegjësi Dardan Berisha me Kosovën dhe Daniel Lekndreaj me Shqipërinë, japin super paraqitje.

Dy lojtarët të cilët mishërojnë fanellat e tyre edhe një herë dolën në pah si lojtarët më të dalluar në ndeshjet kualifikuese të EuroBasket.

Dali me plot energji e dëshirë për lojë pati saktësi briliante 57 për qind nga perimetri, teksa shënoi 20 pikë e 2 asistime! Në anën tjetër Lekndreaj me double-double monstruoz (20 pikë, 13 kërcime) ishte më i miri në paraqitjen me Kombëtaren e tij!

Paraqitjet e tyre dje tregojnë për cilësinë që kanë dhe se sa të rëndësishëm janë për klubin drejt synimeve të qarta”, mburret KB Sigal Prishtina..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat