Kuvendi i KB Rahoveci as në horizont

Basketboll

Kuvendi i KB Rahoveci as në horizont

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 21 korrik 2023 Në ora: 15:32
Palestra e sportit "MIzahir Isma"

Pas dorëheqjes komplete të Bordit të KB Rahoveci, të njejtit kanë premtuar organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, por duket se mbajtja e kuvendit nuk shihet as në horizont!

Bordit të shkarkuar, kanë thënë se është duke pritur sigurimi i sponzorëve, pastaj të mbahet kuvendi i klubit, e kjo i përngjan anekdotës popullore, “ ujku po e han gomarin, e ky mendon se është në gjumë”! Kjo anekdotë në rastin e KB Rahoveci, argumentohet thjesht, sepse shtrohet pyetja, a ka kapacitete bordi i shkarkuar të siguroj sponzorë të rinj, kur për shkak të keqë menaxhimit edhe janë larguar!

Mallkimet e basketbolldashësve në qytetin e rrushit janë madje shumë ekstreme, të cilit edhe po pyesin çdo ditë, si nuk kan sy e faqe ata që e shkatërruan klubin, dhe po sillen sikurse asgjë nuk ka ndodhur!

Pikëpyetja e madhe është a do të merr pjesë klubi edhe në ligën e parë, ndërkaq mungon përgjegjësia në drejtim të azhurimit për të bërë diçka!

Drejtoria për KRS në Rahovec, gjegjësisht institucionet komunale kanë obligim të kërkojnë Auditimin e transaksioneve financiare në klub, sepse sekret publik është se brenda klubit këto janë kryer me pare në dorë, duke u përmendur borxhe të shumta fiktive!

Ndërkaq rregulli është së pari të mbahet Kuvendi i klubit, të zgjidhet Bordi i ri, i cili ose do të siguroj sponzorët, ose do të shuhet KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat