Koshi mbetet kuq e zi

Basketboll

Koshi mbetet kuq e zi

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:07
Atik Koshi

Vëllaznimi i Gjakovës ka vazhduar bashkëpunimin me basketbollistin Atik Koshi.

Gjakovarët konfirmojnë marrëveshjen.

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendas, top playmakerin vendor, Atik Koshi. 

Atiku do të vazhdojë të mbetet ‘Kuq e Zi’ edhe për sezonin 2023/2024 duke qenë pjesë e rëndësishme e projektit të strategut lituanez Audrius Prakuraitis. 

KB Vëllaznimi po punon në kompletimin e rosterit për edicionin 2023/2024 dhe pritet që të pasojnë njoftime të reja deri në kompletimin përfundimtar të skuadrës”, njofton skuadra gjakovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat