Cila është arsyeja që ka pësuar arrest kardiak?

Basketboll

Cila është arsyeja që ka pësuar arrest kardiak?

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:42
Broni Xhejm

Pronari i Tuitterit, Tesla-s dhe Space X, Elon Musk ka sugjeruar se vaksina kundër COVID-19 mund të jetën shkaktari që djali i LeBron James ka pësuar arrest kardiak.

Broni Xhejms kishte qenë duke ushtruar me shokët e tij të rinj të skuadrës në USC kur u rrëzua në fushë të hënën përpara se të dërgohej me urgjencë në një spital. 18-vjeçari tani është në gjendje të mirë dhe nuk ndodhet në reanimacion. Në përgjigje të një postimi të lajmit, njeriu më i pasur në botë, Musk, reagoi në Tuitter.

“Ne nuk mund t’i atribuojmë çdo gjë vaksinës, por, në të njëjtën kohë, edhe mund t’i atribuojmë.

Miokarditi është një efekt anësor i njohur. Pyetja e vetme është nëse është i rrallë apo i zakonshëm”.

Miokarditi është një inflamacion i muskujve të zemrës, i cili mund të shkaktojë një rrahje të shpejtë ose të çrregullt të zemrës, e cila mund të çojë në arrest kardiak.

Pavarësisht pretendimit të Musk, të dhënat e CDC deklaruan se kishte 635 raste të miokarditit të diagnostikuar nga 54.8 milionë doza të vaksinës mRNA që iu dhanë fëmijëve midis moshës 5 dhe 17 vjeç, me të dhënat që vinin nga maji 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat