Dardanët e rinj kërkojnë përkrahje nga publiku në gjysmëfinalen kundër Qipros

Basketboll

Dardanët e rinj kërkojnë përkrahje nga publiku në gjysmëfinalen kundër Qipros

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:03
Orari i ndeshjeve

Sonte do të zhvillohen katër ndeshje në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 në Prishtinë.

Vëmendja do të jetë në sfidën ndërmjet Kosovës dhe Qipros, ku Dardanët synojnë të kalojnë në finale.

Dardanët e rinj në grupe kishin tri fitore në tri ndeshje, kurse Qipro tri fitore e një humbje.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje, ndërsa hyrja është falas në “1 Tetori”.

Mbështetja mund të jetë vendimtare për të depërtuar në finale, ku do të ndeshen me fituesin e sfidës Azerbajxhan-Andorra.

Për vendet 5-9 do të luajnë Armenia-Malta dhe Gjibraltari-San Marino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat