Kevin Durant bindi Ligën

Basketboll

Kevin Durant bindi Ligën

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

NBA ka marrë një vendim, duke hequr marijuhanën nga lista e substancave të ndaluara, duke lejuar përdorimin e saj nga basketbollistët. Vendimi i marrë që në prill hyri në fuqi nga korriku i këtij viti.

Kështu, nuk do të ketë me gjoba, kontrolle apo dënime për lojtarët që përdorin marijuhanë.

Ai që bindi komisionerin Adam Silver të marrë këtë vendim ishte basketbollisti Kevin Durant. Papritur, ai u kthye në një avokat mbrojtës të të gjithë atyre që përdorin marijuanë, duke mbrojtur këtë kauzë.

Sipas tij, është më mirë që të miratohet përdorimi i tij, pasi të gjithë e tymosin atë. Në një intervistë për CNBC, Durant sqaroi gjithçka.

“Nuk jam pioner i kësaj çështje apo i përdorimit të marijuanës.

Thjesht më pëlqen si bimë. Kaq! Çfarë i thashë Silver për ta bindur?

Kur u takuar e nuhati që kisha pirë dhe nuk e mohova. I thashë që në NBA të gjithë e pinë, kjo është e vërteta. Është si të pish verë.

Dikur, kur një lojtar kapej me marijuhanë, herën e parë ishte i detyruar të niste një terapi për ta lënë atë. Herën e dytë gjobitej me 25 mijë dollarë, ndërsa rasti i tretë ishte pezullim me 5 ndeshje.

Në fakt, kontrollet ndaj marijuanës ishin zhdukur nga viti 2021. Në botë dhe Amerikë gjërat kanë ndryshuar, nuk ka efekt negativ për atë që e pi”, tha Durant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat