Qipro fiton kampionatin U-16 në Prishtinë

Basketboll

Qipro fiton kampionatin U-16 në Prishtinë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:34
Pamje nga gara

Qipro ka fituar ndaj Azerbajxhanit në finale të Evropianit U-16 Divizioni C për meshkuj U16, me rezultat 78:75 (21:18, 21:26, 14:14, 22:17).

Finalja ka qenë e jashtëzakonshme, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit, me Alexandros Papadopoulos, i cili realizoi pikët vendimtare.

Medaljet për fituesin e Kampionatit i ndanë Nënkryetari i FBK-së, Artan Kurti dhe Anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abudllahu.

Trofeun e kupës te kapiteni i Qipros, Dimitris Mannaris e ndau Komisoneri i FIBA-s, Martin Ford.

Medaljet e bronzta për Andorrën i ndanë Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi dhe Anëtari i Bordit, Rrahman Përteshi. Për vendin e dytë, që ishte Azerbajxhani medaljet i ndau Anëtari i Bordit të FBK-së, Artan Qerkini, si dhe Komisoneri i FIBA-s, Dino Ena Seghetti.

Çmimin për MVP për basketbollistin e Qipros, Demir Oztoprak e ndau Anëtarja e Bordit, Teuta Abdullahu, kurse për pesë lojtarët më të mirë të Kampionatit çmimet i ndau Nënkryetari i FBK-së, Artan Kurti dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 Artina Hasani.

Basketbollisti i Kosovës, Lis Binishi u zgjodh në pesëshen më të mirë të Evropianit.

Kosova është renditur e katërta nga nëntë shtetet pjesëmarrëse.

Ky Evropian u organizua nga 19 korriku.

Federatës së Basketbollit të Kosovës iu nda çmimi për organizimin e eventit, ku çmimin e pranoi Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi.

Pesë lojtarët më të mirë të kampionatit ishin:

1. Lis Binishi-Kosova

2. Dimitris Mannaris-Qipro

3. Ignasi Armengol-Andorra

4. Derin Berkoz-Azerbajxhan

5. Demir Oztoprak-Qipro

Renditja përfundimtare

1. Qipro

2. Azerbajxhan

3. Andorra

4. Kosova

5. Armenia

6. Shqipëria

7. Malta

8. San Marino

9. Gjibraltar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat