Basketbollisti firmosi me klubin e ri, pas pak ditësh humb jetën tragjikisht 

Basketboll

Basketbollisti firmosi me klubin e ri, pas pak ditësh humb jetën tragjikisht 

Nga: K.G.. Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:51
Donovan Marshall Johnson

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Greqia. 

Klubi i basketbollit Panionios ka njoftuar për vdekjen tragjike të lojtarit të tyre, Donovan Marshall.

Së fundmi amerikani ka nënshkruar kontratë me klubin e Athinës dhe pritej që në ditët në vijim t'i bashkohet bashkëlojtarëve në përgatitje për sezonin e ri.

Mirëpo nga Amerika ka ardhur një lajm tragjik për vdekjen e tij në një aksident trafiku, të cilin e ka konfirmuar edhe agjenti i tij. 

Së shpejti klubi u njoftua dhe i dha lamtumirën lojtarit të tij.

Familja Panionios është tronditur nga vdekja e parakohshme e Donovan Marshall Johnson.

Me këtë rast i shprehim dhimbjen dhe ngushëllimet e sinqerta familjes së tij.

Lajmi tragjik i humbjes së tij në moshën 31-vjeçare na tronditi.

U prehsh në paqe i dashuri ynë”- njoftoi klubi nga Athina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat