Kosova fiton në frymën e fundit në Fribourg ndaj Zvicrës

Basketboll

Kosova fiton në frymën e fundit në Fribourg ndaj Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja

Kosova ka shënuar fitore në frymën e fundit në Fribourg, me rezultat 76:72 (20:21, 15:18, 21:22, 20:11) ndaj Zvicrës, në ndeshjen e xhiros së katërt të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025 në basketboll.

Ndeshja u zhvillua në Fribourg të Zvicrës.

Kosova është lider me 5 pikë në Grupin H por ka një ndeshje më shumë se Danimarka që ka 4 sosh dhe Zvicra është në fund 3.

Çereku i parë me rivalitet mes Zvicrës dhe Kosovës.

Zviceranët avancuan me 2:0, më pas rezultati përmbyset dhe 4:10 për Kosovën në minutën e 3-të.

Një seri fantastike e Zvicrës, 7:0 dhe kalojnë në epërsi me 11:10 në minutën e 5-tl, duke u barazuar shifrat 14:14.

Në minutën e 8-të, Zvicra shtoi epërsinë në 4 pikë (18:14).

Çereku i parë përfundoi 21:20 për Zvicrën.

Në minutën e 12-të, zviceranët thellojnë epërsinë në 26:22.

Zviceranët administrojnë lojën më mirë dhe në minutën e 15-të shkëputen në epërsi me 7 pikë (33:26).

Zvicra po luan më mirë, e cila udhëheq me 39:30 në minutën e 19-të dhe përfundojnë 20 minutat e parë me 39:35.

Në minutën e 23-të, rezultati ngushtohet 42:40, pastaj barazohet 47:47.   

Në minutën e 28-të, rezultati i ngushtë (52:50) për të thelluar epërsinë në 61:56. 

Kosova oshte në disavantash në minutën e 34-të në shtatë pikë (65:58), por shpejt ngushtohet në 68:66.

Në minutën e 36-të, Kosova kaloi në epërsi me një pikë  (68:69), pastaj barazohet 71:71, pastaj 72:71, 72:73. 

Sekondat e fundit drithërues por Kosova ruan epërsinë dhe fiton me katër pikë dallim.

Basketbollisti Dommic Artis me 22 pikë është më efikasi të Kosova, i ndihmuar nga Drilon Hajrizi me 17 e Dardan  Berisha 14 dhe të Zvicra Yanic Konan Niederhauser ka shënuar më së shumti pikë, 14.

Ndeshjen finale për vend të parë e luan me 5 gusht kundër Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat