Shqipëria, e mësuar me humbjen

Basketboll

Shqipëria, e mësuar me humbjen

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 00:06
Shqipëria

Mundet përsëri nga Rumani në para kualifikueset e EURO 2025, 63:72

Shqipëria në basketboll për meshkuj, që drejtohet nga Antonios Doukas, e ka humbur dhe ndeshjen e tretë në para kualifikueset e Kampionatit Europian 2025.

Kuqezinjtë ishin në transfertë me Rumaninë, teksa ndeshja është luajtur në Pitest dhe në fund ka ardhur fitorja për vendësit, 72:63.

Perioda e parë është për kuqezinjtë, të cilët kanë fituar 23-10.

Rumania reagon dhe duke fituar periodën e dytë 26-16 ngushton në 36-39. Edhe pas pushimi Rumania mban të njëjtin ritëm, teksa fiton dhe periodën e tretë 20-16 dhe është në avantazh 56-55. E fundit 16-8 dhe në total 72-63.

Lojtari më i mirë i Shqipërisë ishte Elvis Dusha me 12 pikë të shënuara, 4 kapje topi në tabelë, 7 asist, 3 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit dhe 1 bllok.

Kjo ishte humbja e katërt e kuqezinjve me Rumaninë në ndeshjet e fundit, të cilët janë mundur 24 shkurt 2022, 84-101. Më pas më 3 korrik 2022 62-76 dhe më 19 korrik 2023 83-87.

Takimi i radhës për Shqipërinë dhe i fundit në këto para kualifikuese të Europianit 2025 do të jetë më 5 gusht në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt me Sllovakinë. Por dështimi është i pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat