Kroacia, e fortë për Kosovën

Basketboll

Kroacia, e fortë për Kosovën

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:55
Pamje nga ndeshja

Kosova U20 te femrat pësoi edhe humbjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.

Vashat e Kosovës janë mundur nga Kroacia me rezultat 43:85 (9:26, 15:19, 10:23, 9:17).

Kroacia e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 9:26, dhe më pas vazhdoi me lojë të mirë, duke fituar në fund 43:85.

Te Kosova u dallua Enisa Kamerolli me 18 pikë e tetë kërcime.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës pas asaj nga Holanda, ndërsa ndeshjen e fundit në grupe e ka ndaj Sllovenisë, më 2 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat