Kamp një javor i basketbollit në 4 qytete të Kosovës

Basketboll

Kamp një javor i basketbollit në 4 qytete të Kosovës

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Kamp një javor i basketbollit në 4 qytete të Kosovës për fëmijët nga 8 deri 16 vjet!

Nga 21 deri më 28 gusht nga Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizohet Kampi për basketbollistët dhe basketbollistet e reja të moshës prej 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Lojtarët më të mirë nga çdo kamp përkatës i distriktit do të ftohen të marrin pjesë në një All-Star final njëditor, që do të mbahet në Prishtinë më 25 gusht.

Në kamp do të punojnë; Edona Thaqi, Brian S. Kriftcher, Sarah Kustok dhe Falecia Cabral Porter.

Sipas Edona Thaqit, misioni i këtij kampi është të edukojmë, fuqizojmë dhe frymëzojmë të rinjtë dhe të rejat në Kosovë, duke përdorur basketbollin si mjet për të nxitur dashurinë e tyre për lojën dhe ëndrrat për një të ardhme më të ndritshme.

“Qëllimi ynë është të rrisim një komunitet liderësh përmes stërvitjes dhe mentorimit, duke pasuruar aftësitë atletike të secilit pjesëmarrës, udhëheqjen dhe edukimin e tyre përmes basketbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat