Nisin sot sfidat e Divizionit C në Shqipëri

Basketboll

Nisin sot sfidat e Divizionit C në Shqipëri

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:14
Pamje nga një ndeshje

Për të disatin vit radhazi Shqipëria vijon traditën e organizimit të aktiviteteve të FIBA-s në basketbollin e moshave, teksa sot në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj do të nisin ndeshjet e Divizionit C, të vlefshme për Kampionatin Europian U-18 për vajza.

Shtatë përfaqësuese të ndara në dy grupe do të matin forcat për trofeun e këtij divizioni.

Në Grupin A bëjnë pjesë Qipro, Andorra dhe Malta, ndërsa në Grupin B ndodhen Shqipëria, Kosova, Moldavia dhe Armenia. Sot do të jetë dita e parë e aktivitetit, teksa do të luhen tri takime.

Sfida hapëse do të jetë ndërmjet Qipros dhe Andorrës në orën 14:00. Më pas në orën 16:30 do të luhet ndeshja Moldavi-Armeni, ndërsa në mbrëmje në orën 19:00 Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj do të përballet me Kosovën.

Divizioni C do të mbyllet më 6 gusht, që do të jetë edhe data e finales. Me konkurrimin e ekipit U-18 të vajzave Shqipëria do të mbyllë edhe përfaqësimet në Kampionatet Europiane të moshave për këtë verë, aktivitete në të cilat morën pjesë 5 Kombëtare kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat