Edhe Labinot Kelmendi rinovon me Istogun

Basketboll

Edhe Labinot Kelmendi rinovon me Istogun

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:52
Labinot Kelmendi

Labinot Kelmendi është basketbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me klubin e Istogut.

Kelmendi dhe Istogu vazhduan bashkëpunimin për së paku edhe sezonin e ardhshëm.

Ai ishte ndër më të dalluarit në sezonin e fundit, duke ndihmuar ekipin e tij që të sigurojë promovimin në Superligë për herë të parë në histori.

“Zyrtare : Labinot Kelmendi vazhdon me KB Istogun

Klubi ynë ka arritur marrëveshje edhe për 1 sezon më njerin nder lojtaret kryesor sezonin e kaluar të klubi ynë.

Shuteri ma i mire për gjuajtjet për 3 pikë edicionin që lam pas në ligen e parë, luan në poziten 3/4 dhe pritet ti ndihmojë ekipit në qellimet e reja në Superligë", njofton KB Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat