“The Special one” i basketbollit pas lirimit, a do të rikthehet në basketboll?

Basketboll

“The Special one” i basketbollit pas lirimit, a do të rikthehet në basketboll?

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:58
Arbnor Rifati

Arrestimi i Arbnor Rifatit muajin qe shkoi shkaktoi rrëmujë në basketbollin e Kosovës.

Trajneri i njohur i KB Prizreni dhe ndihmëstrajneri i kombëtares së Kosovës nëpërmjet llogarisë së tij në facebook ka dhënë informacion se i është ndalur arresti shtëpiak dhe i njëjti tani është i lirë. 

Tutje ka falënderuar miqët, shokët e familjarët si dhe ka shprehur besimin e plotë në institucionet e drejtësisë si dhe ka falënderuar mbrojtësin ligjor ish legjendën e basketbollit të Kosovës dhe ish reprezentuesin Edis Kuraja.

Image

Arbnor Rifati

I njohur si 'The Special one" vlerësohet lartë për kontributin e dhënë në basketboll dhe si trajner i senzacioneve të basketbollit në vitet e fundit, për faktin se ka qenë i vetmi shqiptar pothuajse në Superligë.

Vlen të cekët se Arbnor Rifati për 12 vite ka shërbyer edhe si gjyqtar i basketbollit. 

Ai ka zyrtarisht afro 700 ndeshje zyrtare, mbi 25 finale të gjykuara dhe sipas tij asnjëherë nuk ka qenë i implikuar në ndonjë pa rregullsi apo skandal.

Rifati ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se a do të rikthehet në basketbollin e Kosovës.

Ndryshe i takon familjes sportistësh, pasi që babai i tij ka qenë basketbollist dhe veprimtar i shquar në basketboll (komesar e anëtar i bordit për shumë vite), motrat e tij Anduena ish basketbolliste dhe tani vëzhguese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat