Dita e dytë për Kosovën në FIBA 3x3 U23 Nations League

Basketboll

Dita e dytë për Kosovën në FIBA 3x3 U23 Nations League

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 22:54
Kosova

Kosova ka zhvilluar nga dy ndeshje te femrat dhe meshkujt në FIBA 3x3 U23 Nations League, Szolnok të Hungarisë, që do të zhvillohet deri më 3 gusht.

Në sfidën e parë, vashat e Kosovës pësuan nga Gjermania 22:4, kurse meshkujt u mundën nga Holanda 21:15.

Më pas Kosova është mposhtur nga Hungaria te femrat 21:15 dhe Greqia te meshkujt 22:14.

Garat do të vazhdojnë edhe nesër. Kujtojmë se kjo garë më parë ishte zhvilluar në Prishtinë. Gjashtë shtete marrin pjesë te meshkujt dhe gjashtë te femrat.

Kosova për herë të parë po paraqitet në FIBA 3x3 U23 Nations League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat