Kosova U18 shkëlqen, leksion Moldavisë

Basketboll

Kosova U18 shkëlqen, leksion Moldavisë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:04
Vashat e Kosovës

Vashat e Kosovës kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni C për U18.

Dardanet e reja kanë mundur Moldavinë 61:85 (10:18, 14:22, 22:23, 15:22).

Kosova e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 10:18 dhe atë të dytë 14:22, ndërsa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periodën e fundit, duke triumfuar në fund 61:85, që ishte e para nga tri ndeshjet në grupe.

Te Kosova u dalluan Era Broja me 19 pikë, tetë kërcime dhe gashtë asistime, Malvina Haziri me 17 pikë dhe Flutra Mehmeti me 12 pikë e nëntë kërcime.

Tani Kosova, Moldavia dhe Qipro do të garojnë për vendet 5-7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat