Pepaj - përforcim i parë për Vëllaznimin 

Basketboll

Pepaj - përforcim i parë për Vëllaznimin 

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:43
Ardit Pepaj

Ardit Pepaj i bashkohet Vëllaznimit të Gjakovës.

Skuadra gjakovare ka bërë përforcimin e parë për edicionin e ri.

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të konfirmojë transferimin e parë në kuadër të konsolidimit të rosterit të ri. 

Basketbollisti vendor, Ardit Pepaj, i cili u dallua me paraqitjet e tij për KB Yllin edicionin e kaluar i bashkohet skuadrës “Kuq e Zi” për sezonin 2023/2024. 

Ardit Pepaj njihet për mbrojtjen e tij të fortë dhe lojën e mençur në sulm, atribute këto që do t’i kontribuojnë klubit tonë në arritjen e synimeve të përcaktuara pse sezonin 2023/2024”, njofton KB Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat