Kosova U20 pëson debakël nga Sllovakia

Basketboll

Kosova U20 pëson debakël nga Sllovakia

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:46
Kosova U20

Kosova U20 te femrat ka pësuar nga Sllovakia me rezultat 93:32 (20:10, 21:6, 27:13, 25:3).

Ndeshja nuk kishte shumë ‘histori’, pasi sllovaket e nisën ndeshjen më mirë dhe e kontrolluan rezultatin, duke fituar në fund.

Kjo ndeshje u zhvillua për vendet 9-17 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Kraiovë të Rumanisë.

Kosova të premten do të përballet me Bullgarinë dhe të shtunën ndaj Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat