KB Bashkimi: Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Samir Zekiqin

Basketboll

KB Bashkimi: Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Samir Zekiqin

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 23:21
Samir Zekiqi

Bashkimi i Prizrenit synon që të jetë i kompletuar në tërësi për edicionin e ri.

Ata konfirmojnë arritjen e bashkëpunimit me basketbollistin Samir Zekiqi.   

“Në kuadër të kompletimit të skuadrës së parë, ju njoftojmë se menaxhmeti i Klubit ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Samir Zekiqi, i cili është shpallur kampion i Republikës së Kosovës në dy sezone të ndryshme. 

Samiri, skuadrës sonë i sjell: profesionalizëm,  përvojë dhe forcë  të madhe ku do të garojmë në sezonën 2023/2024 në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Gjithashtu, ju njoftojmë se jemi duke punuar intenzivisht në kompletimin e ekipit për një garë shumë konkurruese basketbolli. 

Për më shumë do ju informojmë në ditët në vijim”, njofton kryesia e KB Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat