Yjet e NBA braktisin kombëtaren

Basketboll

Yjet e NBA braktisin kombëtaren

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:06
Steve Kerr

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, ka nisur nga puna si drejtues i kombëtares amerikane të basketbollit, me të cilën do të përfaqësohet në botërorin që zhvillohet në Azi, më datat 25 gusht-10 shtator.

Kombëtarja amerikane e nisi më vonë nga sa ishte parashikuar fazën përgatitore, që do të zhvillohet që Las Vegas.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në 30 vitet e fundit, në këtë botëror nuk kanë pranuar të veshin fanellën e kombëtares amerikane thuajse të gjithë yjet e NBA-së.

Pra, vështirë të thuash se ekipi i këtij edicioni është një “dream team”, ekip ëndrrash, duke parë emrat e 12 lojtarëve që janë grumbulluar.

Edhe në vitin 2019, kombëtarja amerikane u paraqit pa shumë nga yjet, duke u klasifikuar në vendin e shtatë, shumë larg pretendimeve. Gjatë kësaj periudhe, kombëtarja do të zhvillojë disa miqësore, në Amerikë (me Portorikon), Spanjë (me Spanjën e Sllovenine) dhe Abu Dhabi (me Greqinë dhe Gjermaninë).

Basketbollistë: Jalen Brunson, Tyrese Haliburton, Brandon Ingram, Anthony Edwards, Mikal Bridges, Cam Johnson, Austin Reaves, Josh Hart, Paolo Banchero, Jaren Jackson Jr., Bobby Portis, Walker Kessler. Trajner: Steve Kerr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat