Kosova zhgënjen, mposhtet nga Danimarka!

Basketboll

Kosova zhgënjen, mposhtet nga Danimarka!

Nga: K.Goca Më: 5 gusht 2023 Në ora: 21:41
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu me lojë dhe rezultat në duel me Danimarkën, duke pësuar humbje me 88:63 (24:17, 23:11, 21:17, 20:18), në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në basketboll. 

Kjo ndeshje ka qenë si finale, por Dardanëve nuk iu shkoi asgjë ndoresh.

Image

Kosovës i duhej fitorja me 8 pikë që të përmbysnin humbjen e sfidës së parë me 82:75 dhe të kalojnë grupin por kësaj radhe i hasi sharra në gozhdë, duke pësuar humbje të thellë. 

Danezët çerekun e parë e mbyllen me 17:24, por në minutat vijues e thelluan epërsinë në 23 pikë në minutën e 19-të, patën një seri 0:11 dhe 2:17 në çerekun e dytë.

Danimarka shkoi në pushim me rezultat 28:47.

Edhe në çerekun e tretë mysafirët u treguan të fortë duke e ruajtur epërsinë (45:68) në minutën e 30-të.

Gjithçka ishte e qartë dhe çereku i katërt ishte më shumë si komoditet për danezët, duke triumfuar me rezultat 88:63.

Basketbollisti Muhamedali Janjeva është më efikasi me 11 pikë, i ndihmuar nga Dommis Artis me 11, ndërsa të danezët u shquan Gabriel Lundberg me 28 pikë, Bakary Dibba 17, Jonas Zohore me 14 pikë e tj,

Danimarka  zuri vendin e parë me 8 pikë, duke e lënë pas Kosovën me 6 pikë dhe Zvicrën me 4.

Danimarka ka avancuar më tej, Kosova nuk e ka realizuar ëndrrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat