Shqipëria zhgënjen në finalen e Durrësit, renditet e dyta në Divizionin C

Basketboll

Shqipëria zhgënjen në finalen e Durrësit, renditet e dyta në Divizionin C

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:58
Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë U-18 në basketboll për vajza, u klasifikua në vendin e dytë në Europianin e kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga”, në Durrës.

Pasi arritën katër fitore radhazi, vajzat kuqezi të drejtuara nga trajnerja Elona Hasanaj zhgënjyen në sfidën e fundit të turneut, ku u mundën 56-47 në finale nga Malta.

Një rezultat që ka zhgënjyer pa masë basketbollistet e reja shqiptare, që prisnin të dilnin me fitore e trofe nga kjo sfidë.

Shqipëria dominoi përgjatë gjithë turneut, duke zënë vendin e parë në Grupin B, ku mundën Kosovën, Moldavinë dhe Armeninë. Më pas, në gjysmëfinale, vajzat kuqezi mposhtën 67-53 Andorën, por në finale loja e vajzat shqiptare nuk ishte ajo që pritej.

Emocionet e një sfide të tillë duket se ndikuan te kombëtarja shqiptare, që kishte mbështetjen e mjaft tifozëve. Gjithsesi, ky rrugëtim i ekipit kombëtar ishte mjaft pozitiv, duke varur në qafë medaljet e argjendta.

Rezultatet e kombëtares U-18

Grupi B, Shqipëri-Kosovë, 63-45

Grupi B, Shqipëri-Moldavi, 82-44

Grupi B, Shqipëri-Armeni, 62-53

Gjysmëfinale, Shqipëri-Andora, 67-53

Finale, Shqipëri-Maltë, 47-56

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat