Fituesja e Kupës së Kosovës në Estoni përballë Parnu Sadam dhe Tindastoll

Basketboll

Fituesja e Kupës së Kosovës në Estoni përballë Parnu Sadam dhe Tindastoll

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 14:58
Pamje nga një ndeshje

Është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça do të ndeshet me skuadrën estoneze Parnu Sadam dhe atë islandeze Tindastoll.

Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu, Estoni. Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Gjithsej janë shtatë grupe, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.

Kualifikimet do të zhvillohen më 2-5 tetor. Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra.

Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e FIBA Europe Cup, madje organizatore e grupit në Mitrovicë, por që nuk kishte arritur kualifikimin në grupe. Nga Mitrovica ishte kualifikuar Sporting-u.

Edicionin e kaluar Sigal Prishtina ishte në kualifikime, kurse Golden Eagle Ylli ishte pjesë e grupeve, ku nga gjashtë ndeshje kishte një fitore e pesë humbje.

Grupi C

Parnu Sadam

Tindastoll

Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat