​Orari i Kosovës i Parakualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2027

Basketboll

​Orari i Kosovës i Parakualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2027

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:30
Kombëtarja e Kosovës në basketboll është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Pasi që u hodh shorti për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e Botës 2027, tani është publikuar edhe orari i ndeshjeve të Kosovës në këtë garë.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Sipas renditjes botërore, Zvicra ishte në vazon e parë, “Dardanët” në të dytën, Irlanda në vazon e tretë kurse Azerbajxhani në të katërtën.

“Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025”, shkruante në komunikatën e FBK-së.

Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Irlandës, ndërsa më pas është mysafire e Azerbajxhanit.

Në nëntor të vitit të ardhshëm, Kosova luan si mysafire e Zvicrës dhe Irlandës, ndërkaq dy ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë si vendase kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

Më poshtë e gjeni orarin e Kosovës.

Muaji shkurt – 2024

Kosova-Irlanda

Azerbajxhani-Kosova

Muaji nëntor – 2024

Zvicra-Kosova

Irlanda-Kosova

Muaji shkurt – 2025

Kosova-Azerbajxhani

Kosova-Zvicra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat